Ronaldo kthehet në Madrid, ja çfarë i bën tifozi i Realit

Cristiano Ronaldo është rikthyer në Madrid pas zyrtarizimit të transferimit në Juventus.

Sport

18/07/2018 09:13

Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madrid për të nënshkruar kontratë me Juventusin në Itali.

Ronaldo u largua pas nëntë viteve nga Santiago Bernabeu, për të provuar një sfidë të re.

Ai mbrëmë është kthyer në shtëpinë e tij në Madrid, ku është pritur nga disa tifozë, të cilët e kanë pyetur se pse është larguar nga Reali.

Madje kishte një moment shumë qesharak, kur njëri i tha se nuk po besonte që po e shihte për herë të fundit.

Tifozi: Pse u largove? Faleminderit për gjithçka. Do të na mungosh. Nuk po më besohet se është hera e fundit që do të shohim, transmeton “Express”.

Ronaldo: Hera e fundit? Jooo. Nuk do të vdes!

Ronaldo me Juventusin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022 dhe do të përfitojë nga 30 milionë euro në sezon.

YouTube player