Ronaldo konfirmon rikthimin në futboll

Legjenda braziliane, Ronaldo ka konfirmuar se do të rikthehet në futboll katër vite pas pensionimit, dhe se do të luajë për skuadrën e Fort Lauderdale Strikers.

Sport

24/02/2015 16:15

Ish-lojtari i Brazilit, Ronaldo, ka dhënë një lajm shumë të mirë për tifozët e futbollit, pasi ka konfirmuar se do të rikthehet në fushat e lojës.

“Po, një gjë e tillë është duke ndodhur”, konfirmoi Ronaldo për Lance!.

“Unë e kam thënë një gjë të tillë. Sidoqoftë, unë do të rikthehem në fushë pak më vonë, në ndeshjet për playoff”, konfirmoi legjenda braziliane.