Ronaldo kohë rekorde në stërvitje

Lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo është duke stërvitur gjashtë orë në ditë, në mënyrë që të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Atletico Madridit.

Sport

07/09/2014 14:24

Cristiano Ronaldo është duke punuar dyfish më shumë se pjesa tjetër e skuadrës së tij, në mënyrë që të jetë gati për ndeshjen e ardhshme të Realit kundër Atletico Madridit.

Ronaldo është i çmendur për lojë. Ai është duke stërvitur gjashtë orë në ditë, dhe shpreson që të jetë gati për ndeshjen kundër Atletico Madridit.

Portugezi ka pësuar një lëndim të vogël dhe do të mungojë në ndeshjen e sotme të Portugalisë kundër Shqipërisë, mirëpo ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Atletico Madridit.

Gjithçka që bën Ronaldo gjatë ditës janë stërvitjet. Pasi përfundon punë në Valdebebas, ai kthehet në shtëpi për të ushtruar me orë të tëra në palestrën e tij private, për tu rikuperuar nga lëndimi.