Ronaldo: Kjo kombëtare është favorite në botërorin e Rusisë

Ish sulmuesi i Brazilit, Ronaldo, beson se Spanja është favoriti kryesor për të fituar Kupën e Botës.

Sport

25/05/2018 17:48

Ronaldo që cilësohet si një nga sulmuesit më të mirë që ka pasur futbolli, ka deklaruar se Kombëtarja e Spanjës është favorite për Kupën e Botës që organizohet në Rusi.

“Spanja, ata kanë një ekip të shkëlqyer dhe mund të fitojnë botërorin”, është përgjigjur Ronaldo në pyetjen për favoritin e botërorit ‘Rusia 2018’.

Përveç Spanjës, favorit për të triumfuar në Rusi po cilësohet edhe Gjermania, Franca e Brazili./Lajmi.net/