Ronaldo kërkon të largohet, ja çfarë do të bëjë Real Madrid

Real Madrid nuk dorëzohet për qëndrimin e Cristiano Ronaldon.

Sport

16/06/2017 15:18

Cristiano Ronaldo ka kërkuar të largohet nga Real Madrid, gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, klubi madrilen nuk e ka ndërmend ta lejojë largimin e lehtë të tij.

Mediat spanjolle raportojnë se portugezit do t’i ofrohet rritje e rrogës në mënyrë që ai të mbetet në Santiago Bernabeu, përcjell “lajmi.net”.

Ronaldo së fundmi ka marrë një ofertë rekorde nga Kina. /Lajmi.net/