Ronaldo kërkon falje

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Cristiano Ronaldo ka kërkuar falje për incidente të ndryshme dhe gjeste josportive që ka bërë në takimin e sotëm ndaj Cordobas.

Sport

24/01/2015 19:02

Ronaldo ka goditur me grusht dhe ka shqelmuar disa lojtarë të skuadrës së Cordobës gjatë takimit të sotëm me ç’rast u ndëshkua dhe me karton të kuq.

Sidoqoftë, portugezi menjëherë ka kërkuar falje për këto gjeste josportive, me anë të një postimi në rrjetin sociale, Facebook.

“Unë i kërkoj falje të gjithëve sidomos Edimarit për veprimet e mija të pamenduara gjatë takimit të sotëm”, ishte postimi i Ronaldos në rrjetin social facebook.

Përndryshe, Reali e fitoi takimin me rezultat 2-1 duke marrë tre pikë të vështira nga ky takim.