Ronaldo ‘kërcënon’ Bayernin

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo lavdëron bashkëlojtarët e tij pas triumfit në Copa del Rey. Ai tregon se nuk ndjen më dhimbje dhe shpreson të rikuperohet me kohë për ndeshjen kundër Bayern Munichut në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

17/04/2014 11:07

Real Madrid tregoi se di të fitojë edhe pa futbollistin e tij kryesor.

Cristiano Ronaldo festoi fitoren e Los Blancos ndaj Barcelonës në finalen e Copa del Rey, pasi vuajti shumë nga tribuna e stadiumit Mestalla.

“Ndihem krenar me këtë skuadër, kemi fituar një titull, tani do të mundohemi të fitojmë edhe dy të tjerë”, deklaroi Ronaldo për As.com.

“Desha t’i ndihmoj bashkëlojtarëve por ata ishin të mëdhenj”, shtoi ylli portugez para se të jap një lajm të keq për Bayern Munichun.

“Nuk ndjej më dhimbje, shpresoj të jem i gatshëm të mërkurën për duelin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve kundër Bayernit, ose do të rikuperohem për duelin e kthimit”, përfundoi ai.