Ronaldo: Kam biseduar me Real Madrid për Vinicius JR

Ronaldo Nazario edhe zyrtarisht është nën udhëheqjen e skuadrës së Real Valldolid.

Sport

13/12/2018 14:59

Legjenda braziliane e futbollit ka filluar menjëherë të shikojë për përforcimet e mundshme në skuadër.

Ai ka thënë së fundmi se ka biseduar edhe me drejtuesit e Real Madrid, në mënyrë që ta transferojë bashkëkombësin e tij, Vinicius JR.

Ronaldo gjithashtu ka thënë se kjo gjë do të jetë mjaft e vështirë për tu kompletuar.

“Unë veçse e kam pyetur Florentino Perezin për shërbimet e Vinicius JR, por është shumë e vështirë” ka thënë Ronaldo për “Marca”, transmeton lajmi.net.

Vinicius nuk ka gjetur akoma hapësirat në formacionin bazë të Real Madrid, madje edhe nga banka e rezervistëve është inkuadruar rrallë.

Lojtari aktualisht stërvitet me skuadrën e parë, megjithatë aktivizohet me Real Madrid B, që nga koha kur Julen Lopetegui ishte në krye të stolit të “Los Blancos”. /Lajmi.net/