Ronaldo ka një lajm të keq për Liverpoolin

Cristiano Ronaldo është në regjim specifik për të ruajtur formën e mirë para ballafaqimit me Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

12/05/2018 08:36

Cristiano Ronaldo vazhdon të rikuperohet nga lëndimi i pësuar në El Clasico kundër Barcelonës.

Sulmuesi i Real Madridit është duke pushuar para finales në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Por, mediat spanjolle raportojnë se ai është në regjim specifik për të ruajtur formën e mirë para ballafaqimit me “Reds”, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid beson se Ronaldo me regjimin e ri stërvitor do të ruajë formën ideale për të inspiruar ekipin drejt një tjetër trofeu të kampionit të Evropës për klube. /Lajmi.net/