Ronaldo ka një ftesë për Messin, a do ta pranojë sulmuesi i Barcelonës?

Cristiano Ronaldo ka thënë se Juventus është sikur një familje për të.

Merkato

10/12/2018 08:41

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se ai është shumë i lumtur që është transferuar te Juventus në këtë verë.

Për më shumë, portugezi ka ftuar publikisht Leo Messin që të transferohet në Serie A.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj familje të madhe”, tha fillimisht Ronaldo, përcjell “lajmi.net”.

“Këtu jemi një grup lojtarësh që kalojmë me të vërtetë mirë dhe jemi bërë si pjesë e pandashme. Atmosfera në stërvitje dhe para ndeshjes është tejet e mirë, pasi mund ta shohësh atë edhe në fushë.

“Leo Messi? Unë e kam thënë se ai është njëri ndër më të mirët në historinë e futbollit dhe vazhdon të jetë. Ai mund të vije në Serie A, pse jo…do të ishte diçka e mirë edhe për ligën.

“Unë kam shkuar në disa liga të Evropës. Mos më krahasoni me Messin, ndoshta më mungon ai… ndoshta ai duhet të ndryshoj ambient, duke krahasuar që unë kam luajtur në Spanjë, Itali, Angli dhe Portugali. Messi duhet të përballet sërish me mua, pranoje sfidën dhe eja në Itali”, ka shtuar më tej portugezi. /Lajmi.net/