Ronaldo ka humbur një finale në Lisbonë

Cristiano Ronaldo nuk ka kujtime të mira nga Estadio da Luz. Një dekadë më parë, në stadiumin e finales në Ligën e Kampionëve, ylli i Real Madridit humbi titullin e kampionit të Evropës nga Greqia.

Sport

24/05/2014 19:17

Cristiano Ronaldo synon të inspirojë Real Madridin drejt fitores ndaj Atletico Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, ylli portugez nuk ka kujtime të mira nga Estadio da Luz i Benficas në vendlindjen e tij në Lisbonë.

Edhe pse është shprehur i lumtur që do të luajë një finale të rëndësishme në vendlindje, Ronaldo do të jetë në mision për të shlyer kujtimet e hidhura nga e kaluara.

Më 4 korrik të vitit 2004, një Ronaldo i ri u dëshpërua thellë kur Portugalia e tij humbi finalen e Kampionatit evropian në Lisbonë nga befasia e atëhershme Greqia.

Sot, një dekadë më vonë, CR7 ka rastin të hakmerret për dështimin e atëhershëm, dhe do të kërkojë trofeun e Ligës së Kampionëve në Estadio da Luz.