Ronaldo ka bombarduar portën e Bayern Munichut

Cristiano Ronaldo ka realizuar shtatë gola në tri ndeshjet e fundit ndaj Bayern Munichut.

Sport

13/04/2018 13:50

Cristiano Ronaldo ka bilanc fantastik në ndeshjet kundër Bayern Munichut.

Sulmuesi Real Madridit ka realizuar shtatë gola në tri ndeshjet e fundit ndaj ekipit bavarez, përcjell “lajmi.net”.

Në total, Ronaldo ka realizuar 9 gola në takimet ndaj Bayern Munichut.

Ronaldo do të jetë prapë rreziku kryesor për portën e Bayern Munichut në gjysmëfinalen e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/