Ronaldo – Juventus, lajmi i fundit nga “Marca”

“Marca” ka sjellë lajmet e fundit në lidhje me transferimin e sulmuesit të Real Madridit te skuadra e Juventusit.

Sport

07/07/2018 11:16

Cristiano Ronaldo në Juventus, filloi si një sugjerim dhe ëndërr por që mund të bëhet realitet.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” ka sjellë lajmet e fundit në lidhje me transferimin e sulmuesit të Real Madridit te skuadra kampione nga Serie A.

“Marca” shkruan se diskutimet kanë hyrë në fazën e fundit për largimin e Ronaldos nga Santiago Bernabeu dhe kalimin e tij në Juventus, përcjell “lajmi.net”.

Drejtuesit e Juventusit janë në pritje të lajmeve nga menaxheri Jorge Mendes për të zyrtarizuar ofertën tek Real Madrid dhe kalimin e Ronaldos në Torino. /Lajmi.net/