Ronaldo: Jam në formën jetësore

Lojtari më i mirë në boët, Cristiano Ronaldo ka frikësuar kundërshtarët, duke thënë se ai është në formën më të mirë që ka pasur ndonjëherë në karrierën e tij.

Sport

10/11/2014 19:27

Ronaldo ka thënë se është në formën më të mirë në karrierën e tij, pas një starti të shkëlqyer të këtij sezoni, duke shënuar një numër të madh të golave.

“Unë jam në formën më të mirë që kam pasur ndonjëherë në karrierën time, por në çdo vit unë tentoj të përmirësohem më shumë se në vitin e fundit”.

“Padyshim që do të vijë koha ku unë nuk do të mund të përmirësohem. Sidoqoftë, statistikat, golat dhe asistimet e mia nuk janë shumë të dobëta”.

“Dua të vazhdoj të përmirësohem dhe të punoj shumë në mënyrë të njëjtë siç kam bërë deri tani”, përfundoi Ronaldo.