Ronaldo: Ja pse Portugalia nuk po fiton trofe

Lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo ka thënë se Portugalia është një shtet me jo shumë banorë, që është arsye pse këtu nuk po dalin lojtarë shumë të fortë.

Sport

03/09/2014 23:28

Ronaldo ka thënë se kualiteti i Real Madridit është shumë më i madh se i kombëtares së Portugalisë.

“Nuk është e lehtë. Kualiteti i Realit me atë të Portugalisë dallon shumë. Unë jam bashkë me lojtarët e mi të kombëtares vetëm ndonjëherë”.

“Ne kemi vetëm 10 milionë njerëz në Portugali, dhe të gjesh një top lojtar është shumë vështirë”.

“Kjo është arsyeja pse Portugalia nuk ka fituar ndonjë trofe të rëndësishëm si Kupën e Botës apo Kampionatin Europian”.

“Sidoqoftë, ne ende besojmë. Ndoshta Euro 2016 është koha ku ne duhet të fitojmë. Unë jam duke shikuar të bëj një gjë të tillë. Mendoj se kjo është e mundur”, tha Ronaldo për The Telegraph.