Ronaldo: Ja kujt i jam referuar me deklaratën time

Cristiano Ronaldo e ka shpjeguar kritikën e tij drejtuar lojtarëve të Real Madridit, pas humbjes nga Atletico Madrid.

Sport

27/02/2016 21:03

Cristiano Ronaldo ka shpjeguar për Marca, se ai i është referuar nivelit fizik dhe jo atij të lojës, kur i ka kritikuar bashkëlojtarët pas humbjes nga Atletico Madrid.

“Kur e kam thënë këtë, i jam referuar nivelit fizik dhe jo të lojës. Unë nuk jam më i mirë se asnjëri nga bashkëlojtarët”, u shpreh portugezi, përcjell Lajmi.net.

Ai pas ndeshjes me Atleticon, ka deklaruar se se po të ishin të gjithë lojtarët e Realit në nivel me të, Los Blancos do të ishte në vendin e parë në La Liga.

Edhe kapiteni Sergio Ramos ka thënë se Ronaldo nuk e kishte për qëllim t’i ofendonte bashkëlojtarët.