Ronaldo ishte afër Birminghamit

Ish presidenti i Birmingham, David Sullivan ka konfirmuar se ishte afër transferimit të Cristiano Ronaldo, por në fund lojtari zgjodhi Manchester United.

Sport

29/12/2014 12:55

Sullivan deklaroi se kishte ofruar 7.6 milionë euro për lojtarin portugez, por më pas ai u transferua nga Sir Alex Ferguson te Manchester United për 15.5 milionë euro nga Sportingu i Lisbonës.

”Para transferimit te Manchester United ne i ofruam 6 milionë funte (7.6 milionë euro), por ai nuk na zgjodhi neve”, tha Sullivan.

”Ishte një marrëveshje për tu finalizuar. Edhe pas transferimit të tij te Man Utd kishte dyshime sepse ai nuk ishte yll si sot”, tha ish pronari i klubit që tani bën gara në Championship.