Ronaldo impresiv edhe në Europë

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo po tregohet impresiv edhe në garat europiane, pasi ka shënuar 19 gola në 13 ndeshjet e fundit.

Sport

20/10/2014 22:46

Kohëve të fundit është folur shumë për Ronaldon, i cili ka shënuar 15 gola në La Liga në startin e këtij sezoni. Një gjë të tillë nuk e ka arritur askush në historinë e Kampionatit spanjoll.

Sidoqoftë, portugezi është treguar shumë impresiv me statistikat e tij në garat europiane.

Ai ka arritur të shënojë plotë 19 gola në 13 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve. Që nga starti i sezonit të kaluar, mesatarja e golave të shënuar nga Ronaldo për ndeshje në garat europiane është 1.5 gola.

Për të kuptuar sa më mirë rekordin e Ronaldos, po ju tregojmë se që nga shtatori i vitit 2013, ai është para lojtarëve si: Ibrahimovic që ka shënuar 10 gola, Messi 9 dhe Diego Costa me 8 gola.