Ronaldo ia lë fajin referit

Cristiano Ronaldo nuk po mund ta kapërdijë assesi faktin se Real Madridi pësoi humbje në shtëpi nga Barcelona, në ndeshjen më vendimtare të sezonit. Gjiganti katalunas fitoi 4:3 në Santiago Bernabeu dhe e hapi garën për titull të kampionit, ndërsa madrilenët e lëshuan një mundësi të artë për t’i dhënë fund çështjes së kampionit. Ylli…

Sport

23/03/2014 23:37

Cristiano Ronaldo nuk po mund ta kapërdijë assesi faktin se Real Madridi pësoi humbje në shtëpi nga Barcelona, në ndeshjen më vendimtare të sezonit.

Gjiganti katalunas fitoi 4:3 në Santiago Bernabeu dhe e hapi garën për titull të kampionit, ndërsa madrilenët e lëshuan një mundësi të artë për t’i dhënë fund çështjes së kampionit.

Ylli portugez e ka fajësuar gjyqtarin Alberto Undiano Mallenco për humbjen në El Clasicon e sontme.

“Ishin shumë gabime të referit. Nevojitet një gjyqtar që e menaxhon si duhet këtë ndeshje. Ai ishte nervoz. Nuk dua të arsyetohem. Kishte shumë gjëra…”, deklaroi fillimisht CR7, i cili nuk ndalet me kaq.

“Kjo është një luftë e vështirë. Kishte njerëz që nuk donin të fitonim ne dhe që Barça të ishte jashtë luftës për titull. Natyrisht, nuk është ndjenjë e mirë kur nuk fiton në Madrid. Njerëzit donin që Barcelona të vazhdonte të na ndiqte dhe tash është kështu”, përfundoi Ronaldo.