Ronaldo i zemëruar me Realin

Sipas raporteve më të fundit që arrijnë nga mediat spanjolle, mësojmë se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është i zemëruar me krerët e skuadrës së tij.

Sport

21/06/2015 14:31

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, është inatosur me krerët e Real Madridit pas stinorit zhgënjyes që pati.

E përditshmja spanjolel AS shkruan se portugezi është duke injoruar ndryshimet në klubin mbretëror, pasi po ndihet i inatosur me kreun, Florentino Perez.

Problemi i Ronaldos me klubin daton nga ditëlindja e tij, aty ku ai ftoi miqtë e tij, të cilët u dënuan pse shkuan aty nga klubi.

Për atëherë, Reali pati një rënie të madhe në formë, sikurse që pati edhe Ronaldo.

Më pas erdhën problemet e klubit me dy miqtë e Ronaldos, Iker Casillas e Sergio Ramos, për shkak të kërkesave financiare të këtyre të fundit.

Largimi i Carlo Ancelottit shtoi zemërimin e portugezit, teksa duket se qershia mbi tortë është dedikimi i madh që trajneri i ri, Rafael Benitez, po i kushton uellsianit, Gareth Bale, dhe jo atij, duke lënë të nënkuptohet se Bale do të jetë shtylla e skuadrës.