‘Ronaldo i ri’ është në akademinë e Realit (Video)

Tifozët e skuadrës së Real Madridit nuk duhet të brengosen për momentin kur Ronaldo do të pensionohet apo kur nuk do të jetë në formë, pasi Los Blancos tashmë e kanë një tjetër, i cili po luan për akademinë e tyre.

Sport

09/12/2014 16:41

10 vjeçari, Takuhiro Nakai padyshim që konsiderohet si ‘Ronaldo i ri’, pasi posedon kuaitete të pabesueshme në driblime dhe përceptimin real të futbollit.

Për moshën që ka, ai di të bëj gjëra që zakonisht nuk i bëjnë lojtarët e gjeneratës së tij. Nakai është lojtari më i spikatur në akademinë e Realit.

Japonezi ka bërë disa triqe të pabesueshme në ndeshjen kundër akademisë së Barcelonës, akademi kjo që njihet si njëra ndër më të mirët në botë.

Nakai ka shkëlqyer në ‘El Clasicon’ e të rinjve, duke i dhënë leksion futbollit mbrojtësve të akademisë së Barcelonës, e cila viteve të fundit ka prodhuar ndër lojtarët më të mirë në botë.

Video