Ronaldo i rekordeve

Cristiano Ronaldo do të shkojë në Gjermani për të thyer rekorde. Ylli portugez synon të shënojë gol në Allianz Arena, për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Championsit brenda një sezoni.

Sport

29/04/2014 19:58

Cristiano Ronaldo do të shkojë në Gjermani me një tjetër fytyrë. Dy javë pasi mungoi në duelin me Borussia Dortmundin, ylli portugez është i gatshëm më në fund të luajë.

Ylli portugez do ta kërkojë një rekord të rëndësishëm në Allianz Arena. Përpos që do të mundohet ta eliminojë Bayern Munichun në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, CR7 synon që të bëhet golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni në harkun e një sezoni.

Aktualisht, Ronaldo ka 14 gola, sa kishin shënuar edhe Messi e Altafini, ndërsa ai e ka mundësinë ideale që ta thyejë këtë rekord.

29 vjeçarit iu nevojitën vetëm tetë ndeshje, për ta regjistruar këtë shifër të jashtëzakonshme.

Gjithashtu, Ronaldo synon ta kalojë Messin edhe në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Championsit. Portugezi momentalisht gjendet dy gola prapa argjentinasit.