Ronaldo i nokauton kundërshtarët

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është futbollisti që ka realizuar më së tepërmi gola në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Sport

20/02/2015 10:47

Cristiano Ronaldo në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, ka realizuar 35 gola. Ky i fundit ndaj Schalkes, ishte i pari me kokë larg Madridit.

Por, nga viti 2007 kur realizoi golin e tij të parë në kuadër të fazës eliminatore të garës, ai ka shënuar në 11 shtete të Evropës, Nga Stambolli e deri në Lisbonë.

Më së tepërmi gola realizoi me të djathtën, 43, me të majtën 11, dhe vetëm katër me kokë.

Andaj, Ronaldo e mban rekordin për numrin e golave në fazën e dytë – e tutje – në Ligën e Kampionëv.

Rivali i tij Lionel Messi është realizatori më i mirë në histori të garës, por Ronaldo mund të krenohet me faktin se ka shënuar më së tepërmi gola në fazën eliminatore të saj.