Ronaldo i gëzuar

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo u shpreh i kënaqur pas fitores 6:1 ndaj Schalkes në duelin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Gjiganti spanjoll pothuajse siguroi kualifikimin për në çerekfinale pas shkatërrimit të skuadrës gjermane në Gelsenkirchen, duel ku Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema shënuan nga dy gola secili.…

Sport

26/02/2014 22:37

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo u shpreh i kënaqur pas fitores 6:1 ndaj Schalkes në duelin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Gjiganti spanjoll pothuajse siguroi kualifikimin për në çerekfinale pas shkatërrimit të skuadrës gjermane në Gelsenkirchen, duel ku Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema shënuan nga dy gola secili.

“Mendoj se ekipi ka zhvilluar shumë ndeshje të mira këtë sezon, kjo është një prej tyre. Schalke nuk ishte në nivelin e tij më të mirë. Jemi të lumtur sepse tashmë jemi afër kalimit në fazën tjetër”, deklaroi Ronaldo.

Sa i përket sulmit të ekipit, ai shtoi: “Jemi duke bashkëpunuar shumë mirë që të tre, por jo vetëm për shkak se jemi duke shënuar gola por loja në përgjithësi, nga Iker, tek mbrojtësit, mesfushorët e deri tek sulmuesit. Të gjithë jemi duke punuar dhe po luajmë ashtu si duhet”.