lajmi.net

Ronaldo, i gatshëm për lojë

Cristiano Ronaldo ka stërvitur sot me Real Madridin dhe do të luajë nga minuta e parë në ballafaqimin kundër Espanyolit të shtunën në kuadër të La Ligës.

Sport

09/01/2015 13:34

Real Madrid ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ballafaqimit me Espanyolin të shtunën në kuadër të La Ligës.

Dhe, një lajm fantastik për trajnerin Carlo Ancelotti dhe tifozët e ekipit është se ylli më i madh Cristiano Ronaldo u stërvit së bashku me pjesën tjetër të futbollistëve, duke eliminuar frikën se mund të mungojë kundër skuadrës katalane.

Mirëpo, Sergio Ramos do të mungojë për shkak se qëndroi në palestër dhe nuk pritet të luajë ndaj Espanyolit. Kurse, Ronaldo do të jetë në fushë nga minuta e parë, ka konfirmuar Carlo Ancelotti. 

Ronaldo, i gatshëm për lojë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se Cristiano Ronaldo është i gatshëm për lojë në duelin me Athletic Bilbaon në Santiago Bernabeu të dielën.

Sport

04/10/2014 16:31

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka insistuar se Cristiano Ronaldo është i gatshëm për lojë kundër Athletic Bilbaos, pavarësisht frikës për gjendjen e tij fizike.

Ylli portugez ka stërvitur i vetmuar pas një dëmtimi që pësoi në fitoren 2:1 ndaj Ludogorets Razgrad në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Mirëpo, sipas Ancelottit, Ronaldo është në gjendje të mirë dhe do të luajë të dielën në Santiago Bernabeu, ku Los Blancos do të kërkojnë fitoren e gjashtë të njëpasnjëshme në të gjitha garat.

“Fabio Coentrao, Jese Rodriguez dhe Sami Khedira janë të vetmit që nuk janë të gatshëm për lojë. Cristiano është në gjendje të shkëlqyeshme”, u shpreh Ancelotti. 

LM