Ronaldo i do të gjitha

Cristiano Ronaldos nuk i mjafton Copa del Rey. Ylli i Real Madridit dëshiron të mbyllë sezonin me triumf edhe në Ligën e Kampionëve dhe La Ligë.

Sport

26/04/2014 15:55

Pas triumfit ndaj Barcelonës në finalen e Copa del Rey, Real Madrid dëshiron të shkojë në fund edhe në Ligën e Kampionëve dhe La Ligë.

Ylli i Los Blancos, Cristiano Ronaldo nuk mendon për asgjë tjetër. “Objektivi ynë është fitimi i tre titujve”, deklaroi Ronaldo për të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport.

“Në La Ligë jemi prapa Atletico Madridit, por Liga e Kampionëve vazhdon të jetë gara më e vështirë për ta fituar”, shtoi ai.

Real Madrid ka epërsi prej 1:0 pas ndeshjes së parë gjysmëfinale ndaj Bayern Munichut, para ndeshjes së kthimit në Allianz Arena të martën.

“Për një profesionist, fitimi i titujve me klubin e tij ose Kombëtaren, është gjëja më e rëndësishme, por nuk duhet përjashtuar as mirënjohjes personale, që janë po ashtu të rëndësishme”, u shpreh fituesi i Topit të Artë 2013.