Ronaldo godet ashpër Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Suarezit

Cristiano Ronaldo rikthehet për ta goditur përsëri Barcelonën.

Sport

26/05/2016 18:24

Ylli i Real Madridit ka folur mbi triumfin e mundshëm të “Los Blancos” në finalen e Milanos kundër Atletico Madridit.

“Nëse e fitojmë Ligën e Kampionëve, është shumë më tepër se dyfishi i suksesit që e ka pasur Barcelona këtë sezon”, deklaroi Ronaldo, përcjellë “Lajmi.net”.

“Pichichi? Unë isha shumë afër, por sigurisht që e uroj Luis Suarezin, i cili ka bërë një sezon të madh”, shtoi portugezi.