Ronaldo gjithmonë e bën këtë veprim të pazakontë gjatë himnit, tani zbulohet arsyeja

Sigurisht pyetjet kanë qenë të shumta se pse portugezi e bën këtë veprim kontravers.

Sport

20/06/2018 20:34

Mediat ndërkombëtare kanë kapur një detaj interesant të Cristiano Ronaldos.

Portugezi sa herë që Kombëtarja e tij e këndon himnin, kthehet në anën e tij të djathtë, përcjellë “Lajmi.net”.

Sigurisht pyetjet kanë qenë të shumta se pse portugezi e bën këtë veprim kontravers.

Përgjigjja është edhe më interesante, me Ronaldon që kur e këndon himnin, kthehet në të djathtën për të parë flamurin e tij.

Një gjë të tillë e ka bërë në dy ndeshjet e para të Botërorit. /Lajmi.net/

354075

354074