lajmi.net

Ronaldo gëzon Realin

Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga Real Madrid. Ylli portugez ka konfirmuar se do të mbetet edhe për një kohë të gjatë në Santiago Bernabeu.

Sport

05/11/2014 15:27

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka konfirmuar se do të mbetet në Santiago Bernabeu.

Pavarësisht spekulimeve të shumta se ai do të braktisë gjigantin madrilen gjatë verës së vitit të ardhshëm, Ronaldo ka insistuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga Madridi.

“Jam shumë i lumtur”, deklaroi Ronaldo pasi pranoi “Këpucën e Artë”, çmimi i golashënuesit më të mirë në Evropë nga edicioni i kaluar, të cilin e ndan me sulmuesin e ri të Barcelonës, Luis Suarez.

“Do të mbetem këtu për shumë vite, tani objektivi im janë sukseset e së nesërmes”, shtoi ai.“Dua t’i falënderoj të gjithë kolegët e mi, familjen time dhe tifozët. Për mua është një ditë speciale, punoj çdo ditë për të arritur këta objektiva. Ju premtoj se do të vazhdoj të jap maksimumin për ekipin”, përfundoi Ronaldo.

Ronaldo gëzon Realin

Cristiano Ronaldo ka kompletuar seancën e dytë stërvitore të Real Madridit së bashku me bashkëlojtarët e tij duke dhënë indikacione se do të rikthehet për derbin kundër Atletico Madridit, të shtunën.

Sport

09/09/2014 21:04

Real Madrid ka kompletuar seancën e dytë stërvitore për ditën e sotme, në javën e përgatitjeve për derbin e qytetit kundër Atletico Madridit të shtunën.

Dhe, risia më e madhe ishte Cristiano Ronaldo. Ylli portugez së fundmi ka punuar ndaras nga grupi, në tentim për t’u rikuperuar sa më parë nga një lëndim.

Por, ai ishte së bashku me pjesën tjetër të futbollistëve dhe e përfundoi pa problem seancën e pasdites, raporton e përditshmja sportive spanjolle “Marca”.

Andaj, ky është një sinjal se Los Blancos për ballafaqimin me kampionin në fuqi mund të ketë edhe ndihmën e futbollistit më të rëndësishëm, Ronaldos. 

Ronaldo gëzon Realin

Cristiano Ronaldo ka kompletuar seancën e dytë stërvitore të Real Madridit së bashku me bashkëlojtarët e tij duke dhënë indikacione se do të rikthehet për derbin kundër Atletico Madridit, të shtunën.

Sport

09/09/2014 21:01

Real Madrid ka kompletuar seancën e dytë stërvitore për ditën e sotme, në javën e përgatitjeve për derbin e qytetit kundër Atletico Madridit të shtunën.

Dhe, risia më e madhe ishte Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez së fundmi ka punuar ndaras nga grupi, në tentim për t’u rikuperuar sa më parë nga një lëndim. Por, ai ishte së bashku me pjesën tjetër të futbollistëve dhe e përfundoi pa problem seancën e pasdites, raporton e përditshmja sportive spanjolle “Marca”.

Andaj, ky është një sinjal se Los Blancos për ballafaqimin me kampionin në fuqi mund të ketë edhe ndihmën e futbollistit më të rëndësishëm, Ronaldos. 

Ronaldo gëzon Realin

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka gëzuar skuadrën e tij duke vrapuar sot gjatë seancës stërvitore, vetëm një ditë pas lëndimit që pësoi në ballafaqimin kundër Valladolidit.

Sport

08/05/2014 17:57

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili u zëvendësua pas vetëm nëntë minutash lojë kundër Valladolidit të mërkurën mbrëma, ka vrapuar sot gjatë seancës stërvitore të ekipit në Ciudad Deportivo të Madridit në Valdebebas, ka njoftuar AS.

Së bashku me Ronaldon, punë atletike kanë kryer edhe Gareth Bale dhe Dani Carvajal që nuk ishin të ftuar për ballafaqimin me Valladolidin.

Lajmi se Ronaldo ka vrapuar sot mund të shihet si përkrahje për Realin që edhe pse është në vështirë për të fituar titullin e kampionit në La Ligë, ka nevojë që ylli portugez të jetë në formë të mirë fizike për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit më 24 maj në Lisbonë.

Por, Real Madrid nuk ka komunikuar nëse lëndimet e argjentinasit Angel di Maria dhe portugezit Pepe, do t’i lejnë ata jashtë ndeshjes së ardhshme të La Ligës, në fundjavë.

Ndër të tjera, Jesus, Arbeloa, Khedira, Illarramendi, Marcelo, Casemiro dhe Diego Lopez kanë zhvilluar një ndeshje kundër një skuadre të rinjve.

LM