Ronaldo, favorit për Topin e Artë

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është favorit për të fituar Topin e Artë të hënën, ka bërë të ditur BBC Sport. Kapiteni i Portugalisë, 28-vjeç, është një prej tre finalistëve për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë së bashku me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi dhe mesfushorin e Bayern Munichut,…

Sport

12/01/2014 17:43

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është favorit për të fituar Topin e Artë të hënën, ka bërë të ditur BBC Sport.

Kapiteni i Portugalisë, 28-vjeç, është një prej tre finalistëve për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë së bashku me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi dhe mesfushorin e Bayern Munichut, Franck Ribery.

Treshja u përzgjodh në mesin e 23 futbollistëve që ishin emëruar fillimisht në listën e gjerë, ku fituesi do të shpallet të hënën mbrëma pas gala mbrëmjes në Zurich.

FIFA në bashkëpunim me magazinën sportive franceze France Football do të shpallë në total fituesit e shtatë çmimeve së bashku me ekipin më të mirë të vitit.