Ronaldo fantastik, e turpëron Coentraon (Video)

Cristiano Ronaldo tregoi aftësitë e tij në stërvitjen e Real Madridit. Viktimë e tij ishte mbrojtësi Fabio Coentrao i cili e pësoi keq.

Sport

23/01/2015 21:09

Real Madrid është duke u stërvitur për ndeshjen e ardhshme të La Ligës kundër Cordobas të shtunën.

Dhe, si zakonisht në rolin kryesor ishte Cristiano Ronaldo. Ylli portugez është në disponim të mirë, e natyrshme, është i freskët nga triumfi në garë për Topin e Artë.

Por, në stërvitjen e sotme viktimë e tij ishte mbrojtësi Fabio Coentrao i cili me një magji të Ronaldos mbeti i turpëruar para bashkëlojtarëve. Sigurisht, gjithçka në formë të shakasë.