Ronaldo është super pasaniku i futbollit

Cristiano Ronaldo është futbollisti më i pasur në botë. Kjo të paktën sipas listës së publikuar nga uebfaqja goal.com, e cila e lë argjentinasin e Barcelonës, Lionel Messi në pozitën e dytë. Ylli portugez i Real Madridit ka një pasuri prej 148 milionë eurosh, ndërsa katër herë fituesi i Topit të Artë, në konton e…

Sport

10/03/2014 10:20

Cristiano Ronaldo është futbollisti më i pasur në botë. Kjo të paktën sipas listës së publikuar nga uebfaqja goal.com, e cila e lë argjentinasin e Barcelonës, Lionel Messi në pozitën e dytë.

Ylli portugez i Real Madridit ka një pasuri prej 148 milionë eurosh, ndërsa katër herë fituesi i Topit të Artë, në konton e tij ka vetëm dy milionë më pak.

Ronaldo është zhvilluar në 12 muajt e fundit dhe në mënyrë të dukshme ka influencuar shumë tek klubi i tij dhe tek përfaqësuesja e vendit të tij.

Portugezi i kishte realizuar katër golat e nevojshëm për Portugalinë, për ta eliminuar Suedinë në barazh dhe për t’ia siguruar pjesëmarrjen në Botëror vendit të tij.

Ndër të tjera, ai e fitoi Topin e Artë 2013 dhe e nënshkroi një kontratë të re dhe rekorde pesëvjeçare me Real Madridin.

Ndërkohë, Messi, i cili e lëshoi këtë trofe prestigjioz individual pas katër vjetësh, edhe pse e fitoi titullin e kampionit në La Liga me Barcelonës dhe nënshkrimin e disa reklamave për marketing, përfundoi i dyti.

Këtë listë e ka elaboruar një grup analistësh, ndërsa përfshin rrogat dhe marketingun.

Ronaldo e kalon kështu ish futbollistin anglez, David Beckham, i cili i kishte prirë kësaj liste në vitin 2013, por ai e la futbollin në muajin maj.

Ekspertët e Goal.com i kanë përfshirë në listë vetëm futbollistët aktivë, duke e bërë një listë prej 200 lojtarëve më të pasur.

Në Top 10 gjenden edhe futbollistët e njohur si Rooney, Eto’o, Kaka, Ronaldinho, Ibrahimovic, Buffon, Henry e Neymar.