“Ronaldo është më i miri në historinë e kësaj loje”

Krzysztof Piatek është deklaruar rreth ndeshjes ndaj Juventusit.

Sport

18/10/2018 20:49

Sulmuesi i Genoas, Krzysztof Piatek ka thënë se ai është i fokusuar totalisht në ndeshjen ndaj Juventusit, por që ka folur edhe për Cristiano Ronaldon.

“E ardhmja? Jam i fokusuar totalisht te Genoa dhe në ndeshja ndaj Juventusit”, ka thënë fillimisht sulmuesi polak, përcjell “lajmi.net”.

“Ronaldo? Për mua, ai është lojtari më i mirë në botë aktualisht, ndoshta edhe më i miri në historinë e kësaj loje”, ka përfunduar Krzysztof Piatek.

Polaku ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke thënë se ai është i fokusuar te Genoa dhe nuk e ka mendjen diku tjetër. /Lajmi.net/