Ronaldo e takon për herë të parë Allegrin, ja çfarë i thotë

Cristiano Ronaldo ka takuar për herë të parë shokët e rinj të skuadrës dhe trajnerin Massimiliano Allegri.

Sport

16/07/2018 17:39

Portugezi sot iu është nënshtruar testeve mjekësore te Juventusi, pas transferimit prej 100 milionë euro nga Real Madrid.

Pas përfundimit të testeve mjekësore, Ronaldo ka shkuar në qendrën stërvitore ku ka takuar shokët e rinj të skuadrës.

33 vjeçari që ka fituar pesë herë Topin e Artë ka takuar edhe trajnerin Massililiano Allegri, të cilit i thotë se është gati për të luajtur.

“Jam gati, jam gati të luaj”, thotë Ronaldo./Lajmi.net/