Ronaldo e përmbysë Lionel Messin, kjo është situata me gola

Viti 2018 po del të jetë një vit fatlum për Cristiano Ronaldon.

Sport

10/03/2018 18:37

Ylli portugez shënoi dy gola të tjerë në fitoren 1:2 të Real Madridit ndaj Eibarit në udhëtim.

Me këto dy gola, Ronaldo arrin në 33 gola të shënuara në sezonin 2017/2018 në të gjitha garat.

33 vjeçari, lë pas Lionel Messin, që ka të shënuara 32 gola, por që këtë xhiro do të mungojë në sfidën mes Malagas dhe Barcelonës.

Vlen të ceket se Ronaldo sezonin e nisi në xhiron e shtatë të La Ligas, duke qenë 11 gola pas Lionel Messit, diferencë të cilën me formën e kaluar në ndeshjet e fundit ka arritur jo vetëm ta ngushtojë, por edhe ta përmbysë./Lajmi.net/