Ronaldo e Modric, show në stërvitje (Video)

Cristiano Ronaldo e Luka Modric kanë dhuruar spektakël gjatë stërvitjes së Real Madridit, para duelit me Liverpoolin në Santiago Bernabeu në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

04/11/2014 08:29

Real Madrid është në top-formë. Skuadra e Carlo Ancelottit është rikthyer pas problemeve që e përcollën në fillim të këtij sezoni e që u shoqëruan me humbje të njëpasnjëshme në La Ligë.

Mirëpo, me golat e Cristiano Ronaldos, dhe paraqitjeve fantastike dhe nga pjesa tjetër e futbollistëve, Los Blancos janë rikthyer në rrugën e drejtë.

Dhe, për të dhënë edhe një dëshmi se futbollistët e Realit janë në formë të shkëlqyeshme, janë përkujdesur Ronaldo dhe mesfushori Luka Modric, që kanë dhuruar spektakël në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Liverpoolin në Santiago Bernabeu në kuadër të Ligës së Kampionëve.