“Ronaldo e meriton Topin e Artë”

Cristiano Ronaldo e meriton Topin e Artë.

Sport

30/11/2018 08:01

Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi, beson se bashkëlojtari i tij, Cristiano Ronaldo, e meriton Topin e Artë.

Ronaldo, 33 vjeçar, është kandidatë për të fituar për të gjashtin herë këtë çmim të rëndësishëm në futboll, pas suksesit të madh të arritur me Real Madrid sezonin e kaluar, ku fituan për të tretin vit më radhë Ligën e Kampionëve

Ylli portugez bëri ndryshim skuadre në muajin korrik ku nga Real Madrid kaloi te Juventusi, dhe po mbështetet nga Matuidi në garën për Topin e Artë, çmim ky që jepet ditën e hënë.

“Cristiano Ronaldo e merito atë”, ka deklaruar Matuidi për ‘Sky Sport Italia’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ai gjithmonë dëshiron të fitojë dhe të bëjë diferencën”./Lajmi.net/