Ronaldo e meritoi kartonin e kuq, shikojeni çfarë ka bërë ndaj Real Betisit (FOTO)

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo i shpëtoi kartonit të kuq ndaj Real Betisit.

Sport

21/09/2017 07:36

Cristiano Ronaldo zhvilloi ndeshjen e tij të parë në sezonin e ri në La Ligë.

Sulmuesi i Real Madridit u rikthye nga suspendimi prej pesë ndeshjesh moslojë në duelin e parë të Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës.

Por, as rikthimi i tij nuk i mjaftoi ekipit të ‘Los Blancos’ që u mposht me rezultat 0:1 nga Real Betis në Santiago Berabeu të mërkurën.

Kurse, e përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se portugezi i shpëtoi kartonit të kuq me një veprim të tij gjatë ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

Ronaldo shkeli një futbollist të Betisit por kaloi pa u përjashtuar nga gjyqtari i ndeshjes. /Lajmi.net/