Ronaldo e kërkon këtë gjë nga Perezi

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga presidenti i skuadrës, Florentino Perez që të mos lejojë largimin e Ancelottit nga Santiago Bernabeu.

Sport

24/04/2015 18:09

Ronaldo është duke dëshiruar që Carlo Ancelotti të qëndrojë edhe më shumë në krye të skuadrës së Real Madridit.

“President, ju duhet të nënshkruani kontratë të re me Sergio Ramosin dhe me trajnerin, Carlo Ancelottin”, tha Ronaldo për Marca.

“Ai është një trajner shumë i mirë, ndërsa skuadrën e Realit nuk mund ta imagjinojë pa Ramosin i cili është shpirti i kësaj skuadre”, përfundoi portugezi.