Ronaldo e ka një lajm të madh

Cristiano Ronaldo ka insistuar se është i lumtur në Real Madrid dhe nuk planifikon të largohet nga klubi.

Sport

25/02/2016 14:32

Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga Real Madrid.

Reprezentuesi portugez ka konfirmuar se nuk planifikon të gjejë një skuadër të re, gjatë afatit kalimtar të verës.

“Real Madrid është klub me presion të madh nga brenda dhe jashtë. Por, kam kaluar shumë vite këtu dhe jam mësuar me të”, deklaroi Ronaldo për “Mahou”, përcjell “Lajmi.net”.

“Madhështia e klubit nënkupton se njerëzit na shikojnë ndryshe nga të tjerët. Mirëpo, në anën personale gjërat janë pozitive, jam shumë i lumtur dhe dua të jem në këtë klub”, u shpreh ai.