Ronaldo e falënderon Rooneyn për përkrahjen

Cristiano Ronaldo e ka falënderuar Wayne Rooneyn për mbështetjen që ia dha para finales së Ligës së Kampionëve. Ylli anglez ia kishte kujtuar CR7 finalen e Moskës ndaj Chelseat dhe ylli portugez nuk e zhgënjeu.

Sport

27/05/2014 19:20

Cristiano Ronaldo e ka falënderuar Wayne Rooneyn, i cili i uroi sukses para ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit, e cila u zhvillua të shtunën në Lisbonë.

Para lojës, Rooney i shkroi ish bashkëlojtarit tek Manchester United dhe ia kujtoi atij triumfin ndaj Chelseat në vitin 2008.
Gjitha të mirat sonte Ronnie, kujtoje Moskën”, kishte shkruar sulmuesi anglez.

Ronaldo e realizoi golin e katërt për Realin nga penalltia në lojën shtesë, duke ua siguruar Los Blancos titullin e dhjetë evropian.

Ylli portugez e theu rekordin e golave, duke realizuar 17 sosh brenda një sezoni ën Champions, gjë të cilën nuk e kishte bërë asnjë lojtar më herët.