“Ronaldo e bën Juventusin favorit në Ligën e Kampionëve”

Prania e Cristiano Ronaldos në skuadrën e Juventusit u jep atyre një mundësi të madhe për të fituar Ligën e Kampionëve.

Sport

16/11/2018 10:33

Kështu ka deklaruar ylli argjentinas Paulo Dybala, që ndihet i kënaqur që ka mundësinë të punojë me një legjendë moderne të futbollit.

Liga e Kampionëve është synimi kryesor i Juventusit këtë sezon pas dominimit prej shtatë vitesh në Serie A.

‘Bianconerët’ kanë arritur dy herë në finale të Ligës së Kampionëve në katër vitet e fundit, por Barcelona dhe Real Madrid në këtë garë dolën të jenë një pengesë e madhe për ta.

Por, ardhja e Ronaldos në klubin e tyre i ka bërë lojtarët të besojnë se tani lavdia evropiane është e mundshme, me një lojtar që në supet e tij numëron pesë trofe të Topit të Artë.

“Në Juventus, është gjithmonë i njëjti objektiv, për të fituar tituj”, ka deklaruar Dybala për ‘Daily Mirror’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Është e vërtetë se këtë vit, nga jashtë, Liga e Kampionëve duket më shumë se një obsesion, por fokusi është si gjithmonë, edhe në titullin e ligës”.

“Do të kemi një mundësi të madhe për të fituar Ligën e Kampionëve këtë vit. Ronaldo na siguron një opsion tjetër, është një lojtar i mirë dhe këtë vit kemi luajtur shumë mirë”, ka shtuar argjentinasi./Lajmi.net/