Ronaldo e barazon legjendarin Puskas

Cristiano Ronaldo po e shkruan emrin e tij në histori të futbollit. Dy golat e tij të shënuar ndaj Schalkes (3:1) në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, e bënë atë mit madrilen. Me dygolëshin e sontëm, portugezi e barazoi rekordin e Ferenc Puskas me 242 gola në fanellën e bardhë. Ndërkaq, CR7…

Sport

18/03/2014 21:58

Cristiano Ronaldo po e shkruan emrin e tij në histori të futbollit. Dy golat e tij të shënuar ndaj Schalkes (3:1) në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, e bënë atë mit madrilen.

Me dygolëshin e sontëm, portugezi e barazoi rekordin e Ferenc Puskas me 242 gola në fanellën e bardhë.

Ndërkaq, CR7 u bë golashënuesi i katërt në histori të Realit, ndërsa tash i ka përpara tre lojtarë: Raúl (323), Di Stéfano (307) e Santillana (290).

Nër të tjera, Ronaldo arriti në kuotën e 13 golave, duke e thyer rekordin e tij personal që e kishte – 12.

Atij i nevojitet vetëm edhe një gol, për ta thyer rekordin absolut të golave të shënuar për një sezon, 14, të cilin e mbajnë José Altafini (1962) e Leo Messi (2012).

Ky nuk duket të jetë problem i madh për ish futbollistin e Manchester Unitedit, kur kihet parasysh se Reali do t’i luajë së paku edhe dy ndeshje, në çerekfinale.