Ronaldo drejt rekordit të ri

Cristiano Ronaldo mund të shndërrohet në golashënuesin më të mirë të derbive madrilien.

Sport

04/10/2015 12:48

Ronaldo deri më tani ka shënuar 15 gola në përballjet ndaj Atletico Madridit.

Vetëm Alfredo Di Stefano ka më shumë gola se portugezi në përballjet Atletico – Real, me gjithsej 17 gola, shkruan AS.

Ronaldo do të tentojë ta thyej këtë rekord në përballjen që zhvillohet sonte në ‘Vicente Calderon’.

Cristiano, gjithashtu mund të shndërrohet në golashënuesin më të mirë në histori të Real Madridit nëse shënon një herë. Ai është i barabartë në këtë pjesë me Raulin me nga 323 gola.