Ronaldo dorëzohet për La Ligan

Cristiano Ronaldo e ka pranuar se gjasat e Realit për ta fituar La Ligan janë të vogla.

Sport

27/02/2016 20:09

Ronaldo ka thënë se gjasat që ata të shpallen kampion në fund të sezonit pothuajse kanë mbaruar, pas humbjes në derbi nga Atletico Madrid.

Sipas portugezit, Real Madridit tashmë i mbetet të koncentrohet në Ligën e Kampionëve.

“Liga pothuajse ka përfunduar, por jemi akoma në Ligën e Kampionëve, një garë tjetër që na jep entuziazëm”, deklaroi Ronaldo.

“Nuk e di nëse është për shkak të përgatitjeve jo të mira në fillim të sezonit, mirëpo jemi duke u përballur me shumë lëndime, dhe kjo po na demton neve”, shtoi ai.

“Nëse Barcelona do t’i kishte Neymarin, Suarezin dhe Messin pothuajse gjithmoën të lënduar, nuk do të ishin këtu ku janë”, tha ndër të tjera tre herë fituesi i Topit të Artë, përcjell Lajmi.net.