Ronaldo ‘dobëson’ Realin, i kërkon këtij lojtari të transferohet te Juventusi

Cristiano Ronaldo synon të luajë sërish bashkë me Marcelon.

Sport

08/08/2018 14:20

Real Madrid po përballet me një “luftë” për t’i mbajtur në skuadër lojtarët më të mirë të viteve të fundit.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos, ‘Los Blancos’ mund të humbasin edhe Luka Modricin, Mateo Kovacicin dhe së fundi mbrojtësin e majtë, Marcelo.

Është Cristiano Ronaldo që po i kërkon Marcelos që shikojë mundësinë e kalimit në Serie A te Juventus.

Në rast largimi të Alex Sandros drejt Paris Saint-Germain, Juve do të tentojë t’ia rrëmbejë lojtarin e dytë Real Madridit këtë verë./Lajmi.net/