Ronaldo do të qeshet me deklaratën nga Rashford

Marcus Rashford beson se mund ta bëjë njësoj si Cristiano Ronaldo.

Sport

03/10/2017 13:05

Sulmuesi i Anglisë, Marcus Rashford ka thënë se mund t’i ekzekutojë goditjet e lira njësoj sikurse ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez shquhet për teknikën e ekzekutimit të goditjeve të lira.

Por, Rashford beson se mund ta bëjë njësoj si Ronaldo.

“Mund ta bëj si Ronaldo por nuk e kam bërë ende”, deklaroi Rashford për mediat angleze, përcjell “lajmi.net”.

Rashford po ashtu ka thënë se beson se Anglia mund ta fitojë Kampionatin botëror në Rusi. /Lajmi.net/