Ronaldo do të pensionohet në Angli

Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon beson se Cristiano Ronaldo do të përfundojë karrierën e tij në Angli. Futbollisti më i mirë në botë për vitin 2013 nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare me Realin në shtator, por është ende 28-vjeç dhe ka edhe shumë para vetes para se të mbyll karrierën. Rikthimi në Manchester…

Sport

15/01/2014 09:15

Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon beson se Cristiano Ronaldo do të përfundojë karrierën e tij në Angli.

Futbollisti më i mirë në botë për vitin 2013 nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare me Realin në shtator, por është ende 28-vjeç dhe ka edhe shumë para vetes para se të mbyll karrierën.

Rikthimi në Manchester United u spekulua gjatë verës, kurse Ronaldo pranoi se konsideroi lëvizjen pas bisedave me Rio Ferdinandin.

Mirëpo, ai u bind të mbetet në Santiago Bernabeu. Calderon mendon se pronari krenar i Topit të Artë vështirë se do t’i rezistojë joshjes së rikthimit në Premierligë para përfundimit të karrierës.

Calderon nuk beson se Ronaldo do të pensionohet në Madrid

“Nuk e di nëse do të përfundojë karrierën në Real. Mendoj se një ditë do të kthehet në Angli. Në Madrid, ai është i kënaqur me qytetin dhe tifozët. Por, mendoj se marrëdhëniet e tij me Florentino Perezin nuk janë aq të mira sikurse me Alex Fergusonin në Manchester United”, u shpreh Calderon për The Sun.