Ronaldo do ta urrej gruan e James Rodriguezit pas kësaj deklarate

Gruaja e James Rodriguez ka dhënë një intervistë që mund të mos u pëlqej lojtarëve te Real Madridit, posaçërisht Cristiano Ronaldos.

Sport

20/02/2017 16:41

Daniela Ospina ka deklaruar se lojtari i saj i preferuar është Andres Iniesta, dhe jo bashkëlojtari i James Rodriguez, Cristiano Ronaldo.

“Unë e admiroj shumë Cristianon, por është e çuditshme për të thënë, por për mua Iniesta është një nga lojtarët më të mirë. Cristiano është i fuqishëm, por Iniesta është magjik”, ka deklaruar ajo, përcjell lajmi.net.

Tutje Daniela ka folur edhe për situatën e James Rodriguez te Real Madridi, i cili kohën më të madhe po e kalon në bankinë.

“Për atë që është në stol nuk është lehtë, ai është shumë konkurrues dhe dëshiron të luaj, kjo situatë është një zhgënjim për të”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.