‘Ronaldo do ta hesht Anfieldin’

Trajneri i Real Madridi, Carlo Ancelotti ka thënë se tifozët e Liverpoolit do të humbasin kohën nëse e fishkëllejnë Ronaldon, pasi ai do të motivohet nga kjo gjë.

Sport

21/10/2014 17:21

Carlo Ancelotti ka thënë se tifozët e Liverpoolit do të humbin kohën, nëse krijojnë një atmosferë armiqësorë me Ronaldon, pasi ai do të shijojë këtë gjë.

“Jo, ai nuk do të jetë më shumë i motivuar sepse ndeshet me Liverpoolin. Ai është çdo herë i motivuar”, tha Ancelotti për të përditshmen angleze, The Sun.

“Cristiano është çdo herë i super-motivuar. Por, nëse në Anfield do të jetë një atmosferë armiqësore, atëherë ai do ta shijojë një gjë të tillë”, përfundoi trajneri italian.

Liverpooli ndeshet me Realin gjatë ditës së nesërme në Anfield, në kuadër të Ligës së Kampionëve.